Pozhari: Islam do të thotë paqe, jo dhunë, kushdo që e thotë të kundërtën s’është besimtar i mirë - NACIONALE

Pozhari: Islam do të thotë paqe, jo dhunë, kushdo që e thotë të kundërtën s’është besimtar i mirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Xhevdet Pozhari, që tashmë ka marrë detyrën e këshilltarit të Ministrit të Shëndetësisë, ka shkruar në Facebook për atë se çka do të thotë islami, duke marrë si shkas ditën e premte, e cila ndër besimtarë njihet si e veçantë, për ritualin e “xhumasë” që ata kryejnë.

Sipas Pozharit besimatrët që dalin nga xhamia këtë ditë, duhe ta dijnë se islam do të thotë paqe e kurrësesi dhunë.

Ai ka vënë në theks se kushdo që e thotë të kundërtën, veç besimtar nuk është.

E premte. Besimtarë të shumtë që dalin nga xhamia. Lutjet janë reflektim. Islam do të thotë paqe. Kurrsesi dhunë.

Kushdo që e thotë të kundërtën, veç besimtar i mirë nuk është.

Lutje të pranuara!- ka shkruar Pozhari.

Kujtojmë se një debat i madh u hap në Kosovë pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla, i cili po dyshohet se u sulmua përshkak të kritikave të tij ndaj një hoxhe.

Ndryshe, tre sulumesit e Sylës tashmë janë dërguar në paraburgim.

Lajme të ngjashme