Pozhari interpreton “çarjen” Kurti-Osmani: Dardha e nxorri bishtin - NACIONALE

Pozhari interpreton “çarjen” Kurti-Osmani: Dardha e nxorri bishtin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhevdet Pozhari, analist në ATV, ka shkruar një status relativisht të gjatë, ku ka komentuar marrëdhënies në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Në shkrimin e tij, Pozhari ka bërë një analizë të raporteve tashmë 4-vjeçare të Kurtit e Osmanit.

“Dardha ka bisht! E bishti i dardhës në raportet Kurti - Osmani është ajo që kanë pritur të gjithë - Asociacioni apo Zajednica, siç e quante dikur Vetëvendosja” – ka shkruar ai.

Ndërsa kur komentoi çarjen mes këtyre dy liderëve, Pozhari shkroi se “dardha e nxorri bishtin”.

“Kurti sulmohej në pikën e tij më të fortë - ndryshimi i gjendjes faktike në veri. Nuk vonoi shumë, me një opozitë thuajse të dorëzuar, Amerika e vendosi "thundrën e hekurt". Asociacioni!

Viti 2024. Dardha e nxorri bishtin. Dallimet "e vogla" filluan të bëheshin gjithmonë e më të dukshme. Aleatët e dikurshëm, pas takimit në kryqëzim, filluan të ecin natyeshëm në rrugë të ndara. Ashtu siç kishin ecur gjatë gjithë udhëtimit politik para se të takoheshin” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme