Pozhari i kërkon falje Deliut pasi shpifi për çmimin e këpucëve të saj: E largova postimin
Analisti i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Xhevdet Pozhari i ka kërkuar falje publike deputetes së PDK-së, Blerta Deliut.
Me anë të një postimi në Facebook, Pozhari ka njoftuar se sot kishte gabuar duke hedhur akuza ndaj deputetes Deliu, për çmimin e këpucëve të saj.
“Sot gjatë ditës postova një foto ku shihej deputetja Blerta Deliu në një aksion simbolik dhe ngrita dyshime se çmimi i këpucëve të saj mund të jetë i lartë. Deputetja me mirësjellje më njoftoi se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se nuk bëhet fjalë për marka të shtrenjta, por të zakonshme”, ka shkruar Pozhari.
Tutje, ai ka njoftuar së e ka fshirë postimin e tij me akuza ndaj deputetes në fjalë dhe se i ka kërkuar falje publike zonjës Deliu.
“Përpos që e largova postimin, ndjej obligim moral por edhe profesional që t'i kërkoj falje publike”, ka shkruar ai.
