"Mjerim": Pozhari e mohon se i komentoi vetes, i akuzon disa faqe të LDK-së për montazh - NACIONALE

"Mjerim": Pozhari e mohon se i komentoi vetes, i akuzon disa faqe të LDK-së për montazh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhevdet Pozhari, analist dhe njëherit ekspert i jashtëm në Kabinetin e ministrit Arben Vitia, ka shkruar një reagim pas akuzave se i ka komentuar vetes fjalë miradie.

Në një status të shkurtër, z. Pozhari i ka mohuar faktet se e “ledhatoi” veten, duke thënë se është montazh.

“Kur nuk munden me i ballafaqu faktet, tentojnë të bëjnë montazhe të ndryshme siç është ajo që e kanë bë tash e disa javë disa faqe të LDK-së, gjoja unë i komentoj vetvetes! Këta janë asi çfarë kam thënë moti: E gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën. Apo, me njërën dorë të ledhatojnë, e me tjetrën ta nxjerrin kuletën prej xhepit.” – shkroi fillimisht z. Pozhari.

Tutje, analisti ka shkruar se mediet udhëhiqen nga “tezakat e gazetarisë”.

“Sidoqoftë, është shumë e ultë dhe e rrezikshme nëse instalohen këto praktika. Nesër mund të jeni ju ose familjarët tuaj ata që mund të pësojnë për gjëra shumë ma të rënda se sa një montazh ku gjoja dikush i komenton vetes! Shto këtu faktin që ka "media" që udhëhiqen nga "tezakat e gazetarisë" të cilat i bëjnë edhe lajme këto montazhe. Mjerim se sa poshtë keni ra!” – shkroi tutje ai.

Në fotografinë e postuar nga shumë qytetarë, Pozhari akuzohej se e ka komplimentuar veten në një status. Siç shihet në foton e mëposhtme, të cilën Pozhari e quan montazh, ai ka pasur fjalë miradie për veten.

Ndryshe, shumë komentues, tashmë ka filluar të tallen me Pozharin, duke i komentuar të njëjtat fjalë në statuset e Pozharit.

Kujtojmë që së fundmi, z. Pozhari është angahzuar si ekspert i jashtëm në Ministrinë e Shëndetësisë, që udhëhiqet nga ana e Arben Vitisë së VV-së.

Lajme të ngjashme