Pozhari e komenton deklaratën e Vuçiqit për Kurtin: Je mësu me ata që thonë “razumem”
Xhevdet Pozhari, analist dhe këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Më saktësisht, ai komentoi deklaratën e Vuçiqit, i cili tha se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, në takimin e radhës do të flasë për Adem Demaçin.
Sipas Pozhari, Vuçiqi nuk ka dëshirë t’ia kujtojnë të kaluarën. Tutje, ai tha se Vuçiqi ishte mësuar me politikanë që thonë “razumem”, një aludim për një bisedë të ish-kryeministrit Avdullah Hoti me Vuçiqin në Bruksel vite më parë.
“Po, dhe në atë kohë ti ke qenë një kriminel që e shoqëroje Sheshelin me kallashnikov dhe në parlament kërkoje "të vriteshin nga 100 myslimanë për çdo serb të vrarë".
Prandaj nuk ta ka qefi hiq kur ta përplasin për surrati të kaluarën. Je mësu me ata që thonë "razumem".” – shkroi ai ndër të tjera.