Pozhari bën një status me gjuhë 'kundërmuese' (+18)
Analisti Xhevdet Pozhari ka shkruar rreth një problemi, ku gjatë ditës së djeshme në sheshin e kryeqytetit, kundërmonte era nga shpërthimi i kanalizimit.
Sipas tij në mbrëmje u organizua party pak metra më larg, si të mos kishte ndodhur asgjë.
Pozhari këtë rast e krahason me një barcoletë të një personi që kishte probleme me barkqitje.
“Dje u raportua se sheshi i Prishtinës kundërmonte nga shpërthimi i kanalizimit. Në mbrëmje, sikur mos të kishte ndodhur asgjë kishte "party" të organizuar pak metra më larg, në të njëjtin shesh.
Kjo ma kujtoi një barcoletë kur një person që kishte problem me diarre (barkqitje) shkon tek mjeku që t'ia përshkruaj një recetë. Mjeku e kontrollon, por e ngatërron recetën me një pacient tjetër që kishte problem me gjumin. Të nesërmen e kupton ngatërresën dhe i lajmërohet këtij që kishte problem me diarre.
- Alo, si je, si po ndjehesh sot?
- Mirë faleminderit, doktor. I dhjerë deri në fyt, por jam i lumtur dhe i qetë”, ka shkruar Pozhari.