Postoi video duke vozitur në Tik-Tok, Policia e dënon 300 euro për tejkalim të shpejtësisë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të tejkalimit të shpejtësisë në Viti.
Në njoftim thuhet se “Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës stacioni policor në Viti, kanë identifikuar vozitësin i cili duke drejtuar automjetin e tijë, kishte fotografuar matësin e shpejtësisë dhe foton e kishte postuar në rrjetin social “Tik-Tok” ku shihet se ka tejkaluar shpejtësinë në zonë ku sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 80 Km/h gjersa ka tejkaluar në 140 km/h."
“Me këto veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor. Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej tre muaj." - thuhet në njoftimin e policisë.