Portali i afërt me militantët e VV-së thotë se ushtria serbe iu afrua kufirit me Kosovën
Portali “Kosovanews”, në pronësi të Jeton Sopës, i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, ka publikuar një lajm se mjetet ushtarake të Serbisë janë afruar në kufirin e Kosovës.
Ky portal, duke u thirrur në burime, raporton se disa automjete të ushtrisë serbe janë afruar afër rrugëve ilegale të bllokuara.
Madje, sipas tyre, në lidhje me situatën është informuar edhe KFOR-i, por 20 minuta më vonë, automjetet ushtarake serbe janë tërhequr në drejtim të Serbisë.
Vlen të përmendet se “Kosovanews” është portali më i shpërndarë në grupin e militantëve të Vetëvendosjes në Facebook të quajtur "Me Kryeministrin".
Më herët, portale kishin pasur edhe aktivistët e famshëm Fitim Pacolli (i vëllai i deputetes Fitore Pacolli) dhe Veron Hasani. Të dy kishin qenë edhe administratorë të grupit.