Politologu Smajljaj ka disa pyetje për përgjegjësit e politikës së jashtme të Kosovës - NACIONALE

Politologu Smajljaj ka disa pyetje për përgjegjësit e politikës së jashtme të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajljaj ka shtruar disa pyetje për përgjegjësit e politikës së jashtme të Kosovës, pas pretendimeve të Serbisë për disa çnjohje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se bartësit e politikës së jashtme duhet të tregojnë nëse kanë plan për shtimin e njohjeve të Kosovës.

Sipas tij, ata duhet tregojnë edhe nëse kanë ndonjë strategji për ta ndalur ofensivën diplomatike të Serbisë për t`i ndalur çnjohjet ndaj Kosovës.

"Këto pyetje legjitime mund të mos i bëjnë përshtypje politikanëve (ose nuk mërziten, nëse e përdorim fjalorim e ministres së MPJ), që vetveten e shohin më lartë se shteti dhe interesat e qytetarëve, por ne si qytetar të paktën e kemi obligim t'i ngrisim këto çështje, sepse po e prekin shtetin e të tashmën e të ardhmën tonë", ka shkruar ai.

Postimi i plot i Smajljajt:

Disa pyetje për përgjegjësit e politikës së jashtme të shtetit tonë:

1. A ka ministria dhe qeveria strategji dhe plan veprimi për rritjen e numrit të njohjeve?

2. A ka ministria dhe qeveria strategji dhe plan veprimi për t'i bërë ballë politikës së Serbisë e cila është ndikuar te shtetet që se kanë njohur Kosovën që të mos e njohin Kosovën?

3. A ka ministria dhe qeveria strategji dhe plan veprimi për t'i bërë ballë politikës së Serbisë për të ndikuar te shtetet që e kanë njohur Kosovën e që mund të ndryshojnë pozicionin e tyre, të tërheqin njohjen, ngrijnë njohjen, pezullojnë njohjen?

4. Nëse ka strategjitë dhe planet e veprimit të lartëpërmendurve, ateherë ku kanë çaluar ato, janë të mangëta, jo të duhura, ose nuk zbatohen si duhet?

5. Cilat është niveli i marrëdhënieve të shtetit tonë me shtetet që Serbia po pretendon se e kanë tërhequr njohjet?

6. Sa vizita të ndërsjellta diplomatike janë bërë me këto shtete në vitet e fundit?

7. Sa dhe çfarë marrëveshje ka bërë Kosova me këto vende?

8. Çfarë përfaqësimi diplomatik ka Kosova në këto vende?

9. Çfarë kontaktesh ka kuvendi jonë, institucionet, bizneset, OJQ-të, etj. me institucionet relevante në këto vende?

Ne nuk mund ta ndalim dhe nuk jemi përgjegjës për çfarë bën Serbia në diplomacinë e saj, por jemi përgjegjës me kushtetutë për punët tona, të cilat si duket nuk i kemi kryer.

Këto pyetje legjitime mund të mos i bëjnë përshtypje politikanëve (ose nuk mërziten, nëse e përdorim fjalorim e ministres së MPJ), që vetveten e shohin më lartë se shteti dhe interesat e qytetarëve, por ne si qytetar të paktën e kemi obligim t'i ngrisim këto çështje, sepse po e prekin shtetin e të tashmën e të ardhmën tonë.

Lajme të ngjashme