Politikani serb kritikon pushtetin e Vuçiqit: Jemi thelluar në rrugën ruse - NACIONALE

Politikani serb kritikon pushtetin e Vuçiqit: Jemi thelluar në rrugën ruse

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në faqen e PSG-së, kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Pavle Grbovic, sot ka vlersuar se Serbia është duke shkuar në “rrugën ruse”, pavarësisht qëndrimit të shpallur në publikë se Serbia është pro integrimeve evropiane.

Nga Beogradi Zyrtar, ka pasur lajme ditët e mëparshme se tregojnë qe afrimi në rritje mes Serbisë dhe Rusisë, tregojn se Serbia po largohet nga Bashkimi Evropian.

Ai tha se pavarësisht bindjes që e përçojnë tek qytetarët, Presidenti Vuçiq dhe ministrat e tij që Serbia është në rrugën për anëtarësim evropian, kjo nuk është e vërtetë.

Peter Stano, zëdhënësi i BE-së, ka theksuar se Serbia shkel marrëveshjen për rrugën e normalizimit duke lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës.

“Serbia duhet të respektojë të gjitha marrëveshjet dhe kontratat e nënshkruara, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit, sepse kjo është mënyra e vetme për t’u bërë anëtare e plotë e BE-së”, shkruan Grbovic.

Grbovic u shpreh se ky është padyshim një interes i përbashkët me Partinë Progresive Serbe, aktualisht në pushtet, e cila ka zëvëndësuar krijimin e konflikteve në Kosovë, me krijimin e konflikteve në Republikën Srpska, për qëllim që të ketë një temë të re për publikun ndërkombëtar.

“SNS nuk di të udhëheqë dhe reformojë Serbinë, por është e angazhuar ekskluzivisht në tregti dhe manipulime, dhe në fund një politikë e tillë reduktohet në tregti me pronat dhe jetët e serbëve dhe popujve të tjerë që jetojnë në rajon”, shkruan Grbovic, duke theksuar se e vetmja mënyrë që Serbia të bëhet anëtare e plotë e BE-së është fuqizimi I SNS-së dhe reformave që ne, ju përkushtuam deri në ditën kur ishim kandidat për antarësim.

Lajme të ngjashme