Politikani serb i kërkon Kurtit e Osmanit të mbrojnë serbët në veri pas lirimit të Radojiçiqit - NACIONALE

Politikani serb i kërkon Kurtit e Osmanit të mbrojnë serbët në veri pas lirimit të Radojiçiqit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lirimi i sotëm i Millan Radojiçiqit është një tjetër zhvillim shqetësues që vjen nga shteti serb. Dhe ky shqetësim duket se mund të prek edhe serbët e vendit tonë.

Politikani Boban Bogdanoviq – kundërshtar i rreptë i regjimit të Vuçiqit – ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani që të mbrojnë popullin serb.

Me anë të një shkrimi në platformën X në gjuhën shqipe, z. Bogdanoviq është shprehur se dy liderët shtetërorë duhet të bëjnë “gjithçka që është në fuqinë e tyre për të garantuar paqen dhe sigurinë për serbët në veri të Kosovës.”

“Ju lutem mbroni popullin tim serb, nuk është faji i tyre që terroristi Radojiçiq është i lirë”ka thënë ai.

Në një mesazh tjetër në gjuhën angleze, Bogdanoviqi ka nënkuptuar se qëllimi i lirimit të Radojiçiqit mund të jetë që ai të vritet.

“Ai është një dëshmitar shumë i papërshtatshëm që mund të dëshmojë pjesëmarrjen e presidentit Vuçiq në përgatitjen e sulmit terrorist ndaj Kosovës.”tha ai.

Lajme të ngjashme