Politikani gjerman: Shanset janë 50/50 për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë të njohur evropiane.
Në një deklaratë për DW, Schwabe është dukur më i rezervuar në parashikime. Sipas tij, shanset për këtë anëtarësim janë 50/50.
"Nga këndvështrimi i sotëm, shanset janë 50/50 për qind. Hapi domethënës që arritëm me shumicën në Asamblenë Parlamentare sigurisht që ka lënë përshtypje tek qeveritë, ministrat dhe komisionet. Por ka ende shumë për të bërë” – tha politikani socialdemokrat.