Policia zvicerane arrestoi të shtunën e kaluar këngëtarë e reperë shqiptarë
Gjatë një kontrolli të madh në një party shqiptar të shtunën e kaluar, policia kantonale e Cyrihu arrestoi shtatë persona, duke përfshirë disa pjesëtarë të estradës. Ata u ndaluan për shkelje të ligjeve të imigracionit dhe armëve, raportoi “Blick”-u.
Të shtunën e kaluar, policia kantonale e Cyrihut bastisi party-in shqiptar në Buchs. Estrada shqiptare po performonte në festë pas-Bajramit. Problemi i vetëm ishte se disa prej tyre nuk kishin leje pune, sipas gazetarës zvicerane.
Bastisja u konfirmua nga policia kantonale e Cyrihut në pyetjen e Blick0ut. Sipas zëdhënësit Roger Bonetti, gjithsej pesë burra dhe dy gra u arrestuan. “Të gjithë vijnë nga Shqipëria apo Kosova”, tha Bonetti.
“Të gjithë të arrestuarit u raportuan dhe shumica morën një urdhër penal nga zyra e prokurorit publik”, thotë Bonetti. Tani ata janë sërish të lirë. Në asnjë rast nuk është caktuar paraburgimi.