Policia vret një burrë në Londër, thuhet se ishte i armatosur me heshtë
Policia në kryeqytetin britanik qëlloi për vdekje një burrë që thuhet se po mundohej të futej në një pronë i armatosur me heshtë në orët e hershme të së martës, sipas një deklarate.
Policia u ftua për të shkuar në një adresë në juglindje të Londrës rreth orës 4 e 55 minuta të mëngjesit, pasi banorët raportuan se një burrë i armatosur me armë, përfshirë një heshtë, ishte munduar të futej brenda, tha policia, raporton televizioni CNN.
Burri i dyshuar, për të cilin policia tha se mendohet që është në të tridhjetat, “po kërcënonte që t’i lëndonte banorët brenda adresës”, shtohet më tej në deklaratë.
“Oficerët lokalë arritën dhe u munduan që të flisnin me burrin, por, pasi u kërcënuan, oficerët e armatosur u thirrën dhe shpejt morën pjesë në skenë”- tha policia.
“Burri kishte hyrë brenda pronës, dhe një armë zjarri e policisë u shkrep”- thuhet më tej.
Policia dhe ekipi mjekësor ia ofruan ndihmën e parë të dyshuarit, por ai vdiq në vendin e ngjarjes, tha policia.