Policia spanjolle bastis selinë e Partisë Socialiste në pushtet - NACIONALE

Policia spanjolle bastis selinë e Partisë Socialiste në pushtet

3 javë më parë

nga NACIONALE

Policia spanjolle hyri në selinë e Partisë Socialiste në pushtet në Madrid, me urdhër gjykate, për të mbledhur informacione mbi një skemë të mundshme financimi të paligjshëm, shkroi The Guardian duke cituar media spanjolle.

Një zëdhënës i forcës Guardia Civil citohet t'i ketë thënë Reuters se oficerët kishin hyrë në ambientet e selisë, por nuk dha hollësi të mëtejshme, pasi procedurat janë sekrete.

Kontrolli zhvillohet në një kohë kur vëmendja po shtohet ndaj akuzave të veçanta për trafikim ndikimi dhe korrupsion, të lidhura me ish-kryeministrin José Luis Rodríguez Zapatero dhe familjen e ngushtë të kryeministrit aktual Pedro Sánchez.

Lajme të ngjashme