Policia shqipton mbi 2 mijë tiketa në trafik për 24 orë: Sa veta i arrestoi?
Policia e Kosovës duket se është treguar goxha aktive në rregullimin e komunikacionit.
Në raportin 24 orësh të PK-së njoftohet për një numër të lartë të dënime gjatë 24 orëve të fundit.
Më saktë, 2039 tiketa trafiku i ka shqiptuar PK-ja në 24 orë.
Ndërsa i ka arrestuar 19 persona dhe i ka dërguar në mbajtje 8 të tjerë.