Policia sërish gjen armatim në Veri: Publikohen pamjet - NACIONALE

Policia sërish gjen armatim në Veri: Publikohen pamjet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës sërish ka gjetur armatim në veri.

Sasia e fundit është gjetur në kulmin e një ndërtese.

Njoftimi:

Policia në Mitrovicë Veri sërish gjen, armatim, municion dhe radiolidhje

Mitrovicë Veri , 21 nëntor 2024

Me datën 21.11.2024, pas pranimit të një informate mbi dyshimet për armë dhe municion, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në rrugën Kralj Petri në Mitrovicë Veri. Gjatë kontrollimit nën një kulm të një ndërtese janë gjetur armë, municion dhe pajisje të ndryshme.

Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë konfiskuar janë:

1. një AK-47

2. pesë karikatorë me municion të AK 47

3. 136 fishekë të AK- 47

4. një çantë krahu

5. dy radio-lidhje të dorës

6. një radio lidhje për veturë

7. dy mbushës radiolidhjesh

8. një tytë shtesë e AK-47

Deri në këtë fazë të hetimeve janë kryer disa intervistime të personave në këtë ndërtesë ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për ofrim të shërbimeve ndaj të gjithë komunitetit pa dallim.

Lajme të ngjashme