Policia sekuestron një pushkë automatike me një karikator në Rahovec
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë dhe iniciohet si rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” në Rahovec.
Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, lidhur me informatën e pranuar se i dyshuari D.TH, mashkull kosovar, lindur në 2001, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, në koordinim me prokurorin e shtetit, kryhet kontrolli në fshatin Xerxë-Rahovec.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë zjarri:
· Një pushkë automatike me një karikator dhe
· Një pistoletë me një karikator.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.