Policia sekuestron sasi të kokainës dhe marihuanës në Mitrovicë të Jugut
Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në fshatin Rekë të Mitrovicës së Jugut, ku ka bastisur një shtëpi dhe objektet përreth, duke konfiskuar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar tetë qese me substancë të dyshuar si kokainë, me peshë totale 8.8 gramë, si dhe 75 qese marihuanë me peshë prej 106.3 gramësh.
Përveç këtyre, janë gjetur edhe 17 fara të Kanabis Sativa, tetë fishekë, një peshore digjitale, një mulli për bluarjen e marihuanës dhe një shumë prej 1010 eurosh.