Policia sekuestron njehsorë të rrymës, Azemi: Është skemë e paramenduar dhe organizuar
Përfaqësuesi i LDK-së, Visar Azemi, ka deklaruar se Policia e Kosovës ka sekuestruar njehsorë për shkak të dyshimeve për manipulime në matjen e energjisë elektrike.
Ai tha në T7 se zëvendësimi i njehsorëve nuk e zgjidh problemin, duke kërkuar transparencë dhe kompensim për qytetarët.
“Ai qytetar duhet me ditë […] sa është kostoja që ai ka pagu padrejtësisht […] dhe atë kosto duhet me kthy KEDS-i mbrapa”, deklaroi Azemi.
Sipas tij, rasti nuk është i izoluar.
“Është skemë e paramenduar e organizuar”, shtoi ai, duke kërkuar hetim të plotë të rastit.