Policia sekuestron mbi 12 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak
Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 12 mijë euro gjatë kontrollit në një veturë me vozitës serb në pikëkalimin kufitar në Bërnjak.
Përmes një komunikate për media, policia ka bërë me dije se të premten gjatë një kontrolli, policia në një automjet me targa të Serbisë, ka hasur 12 mijë e 240 euro dhe 300 franga zvicerane, si monedha të padeklaruara.
“Me datën 13.12.2024, rreth orës 21:50, në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, në hyrje të RKS-së, gjatë kontrollimit të hollësishëm të përbashkët kufitar (Policia Kufitare & Dogana e Kosovës), të një automjeti, me targa të Serbisë (NP), me vozitës (J.D.) shtetas i Serbisë, janë hasur në 12.240 (dymbëdhjetëmijë e dyqind e katërdhjetë) euro dhe 300 (treqind) franga zvicerane, kartëmonedha të padeklaruara.
Mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme.” – thuhet në njoftim.