Policia rigoroze: Për tre muaj, mbi 2 mijë e 223 persona mbesin pa patentë shofer - NACIONALE

Policia rigoroze: Për tre muaj, mbi 2 mijë e 223 persona mbesin pa patentë shofer

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë me dije se po vazhdon aktivitet që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafik.

Përmes një njoftimi për media, policia ka treguar se brena periudhës janar-mars të këtij vitit mijëra shofereve u është marrë patentshoferi.

Po ashtu, policia ka njoftuar se mbi 5 mijë shoferëve u janë hequr piket.

“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. Gjatë periudhës kohore Janar – Mars 2024: 2,223 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik; 5,013 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative”, ka njoftuar policia.

Lajme të ngjashme