Policia publikon pamje nga aksioni i sotëm ndaj kontrabandimit me armë e municion - NACIONALE

Policia publikon pamje nga aksioni i sotëm ndaj kontrabandimit me armë e municion

1 vit më parë

nga NACIONALE

16 persona janë arrestuar të mërkurën pas një aksioni të Policisë së Kosovë në disa komuna.

Policia ka publikuar pamjet nga aksioni në fjalë.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, të mbështetura nga njësi relevante policore dhe Inspektorati Policor i Kosovës, me datën 19.03.2025, pas hetimeve disa mujore, ka bërë realizimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku janë kontrolluar gjithsej 21 lokacione në Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veri, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq” – thuhet në njoftim.

Personat dyshohet se kanë kryer veprat penale si “detyrimi” dhe “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

“Nga ky operacion policor janë shoqëruar në Polici gjithsej 16 persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘detyrim’ si dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Lajme të ngjashme