Policia po heton vdekjen e një burri në Dragash, jetonte i vetëm në shtëpi - NACIONALE

Policia po heton vdekjen e një burri në Dragash, jetonte i vetëm në shtëpi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës po heton vdekjen e një burri në Dragash.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku banonte i vetëm.

Trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Raporti i plotë:

HETIM I VDEKJES

Sahnje, Dragash / 13.01.2024. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime.

Lajme të ngjashme