Policia njoftohet për dhunë në familje, të dyshuarit i gjendet edhe drogë
Policia e Kosovës është thirrur për një rast të dhunës në familje në Prishtinë.
Më pas, gjatë bastisjes, në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur drogë.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE /POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Prishtinë / 23.07.2024 – 04:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.