Policia në veri arreston një person të dyshuar për “Vjedhje të rëndë” - NACIONALE

Policia në veri arreston një person të dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, pas një rasti të raportuar më 05.06.2026 në Mitrovicë të Veriut.

Sipas raportit policor, ankuesi kishte njoftuar se ngjarja kishte ndodhur në një kafiteri brenda objektit të Stacionit të Autobusëve, ku një person i dyshuar i kishte marrë me shpejtësi portofolin dhe një kuvertë të vendosur mbi tavolinë. Në kuvertë, sipas ankuesit, gjendeshin 7,500 euro, pas së cilës i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.

Pas hetimeve dhe veprimeve operative, njësitë e Stacionit Policor në Mitrovicë të Veriut kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin në banesën e tij. Gjatë kontrollit të banesës, janë gjetur dhe sekuestruar 6,300 euro.

Policia ka bërë të ditur se në koordinim me Prokurorin e Shtetit, rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është ndaluar për 48 orë.

Autoritetet policore theksojnë se mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale.

Lajme të ngjashme