Policia në Prishtinë po vazhdon angazhimet policore për ngritjen e sigurisë në trafik - NACIONALE

Policia në Prishtinë po vazhdon angazhimet policore për ngritjen e sigurisë në trafik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës me anë të një komunikate ka bërë të ditur se po vazhdon me angazhimet për ngritjen e sigurisë në trafik.

“Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.” – thuhet ndër të tjera në komunikatë.

E plotë:

Policia e Rajonit të Prishtinës po vazhdon angazhimet policore për ngritjen e sigurisë në trafik

Përveç angazhimeve ditore, policia ka pranuar denoncime nga qytetarët/mediat për shkeleje të ndryshme nga ngasës të automjeteve në trafik, identifikimin dhe gjobitjen e të cilëve sot e kanë realizuar zyrtarët e stacionit policor të Podujevës.

Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.

Lajme të ngjashme