Policia në Gjakovë ia konfiskon gjermanit marihuanën, e liron pas intervistimit - NACIONALE

Policia në Gjakovë ia konfiskon gjermanit marihuanën, e liron pas intervistimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka ndaluar një shtetas të Gjermanisë.

Gjatë kontrollit, atij i është konfiskuar një substancë narkotike.

Pas intervistimit, gjermani është liruar.

“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Rr. Ligj Palaj, Gjakovë 23.05.2024 – 01:07. Me 23.05.2024 është raportuar se gjatë kontrollit të dyshuari mashkull gjerman, i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike llojit marihuanë në peshë 4.4 gram, një grinder dhe një pako rizlla. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme