8 Marsi, Policia në Deçan u shpërndan grave nga një lule: "Gruaja është mbretëresha e botës"
Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka organizuar një projekt për të shënuar 8 Marsin, ditën ndërkombëtare të gruas.
I titulluar “Gruaja është Mbretëresha e botës”, policia në Deçan u ka shpërndarë lule grave në këtë qytet.
Siç mund të shihet në foto, dy zyrtare policore kanë shpërndarë lule për gratë e qytetin të Deçanit.