Policia ndalon tre raste të kontrabandimit të kafshëve - NACIONALE

Policia ndalon tre raste të kontrabandimit të kafshëve

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës raportoi tri raste të ndara kontrabandimi dhe transporti ilegal të kafshëve gjatë ditëve të fundit.

Në Ponashec, dy shtetas shqiptarë u ndaluan duke kaluar pesë viça nga Kosova drejt Shqipërisë. Kafshët u konfiskuan dhe të dyshuarit u liruan.

Në Bjeshkët e Istogut, një person po transportonte 27 qingja pa dokumentacion. Furgoni u konfiskua dhe rasti po hetohet.

Në Kllokot, u ndalua një kamion me dy kuaj pa dokumentacion të rregullt. Rasti u procedua nga prokurori.

Lajme të ngjashme