Policia ndalon tre persona në Leposaviq, dyshohen për kalim ilegal të kufirit
Tre persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kalim të paligjshëm të kufirit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në Leposaviq, mbrëmjen e së shtunës.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, të dyshuarit po lëviznin me dy automjete, të cilat u ndaluan për kontroll nga autoritetet.
Gjatë kontrollit, në vetura u gjetën mallra të ndryshme, kryesisht produkte ushqimore dhe higjienike. Malli është dërguar në doganë për verifikim të mëtejmë, ndërsa rasti, me vendim të prokurorit, është iniciuar në procedurë të rregullt hetimore.