Policia merr masa ndaj tri lokaleve në Shtime për prishje të rendit dhe qetësisë publike - NACIONALE

Policia merr masa ndaj tri lokaleve në Shtime për prishje të rendit dhe qetësisë publike

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se në orët e para të së dielës ka pranuar ankesa nga banorët e Shtimes për zhurmë të shkaktuar nga muzika me zë të lartë, që vinte nga disa lokale në rrugën “Imer Devetaku”.

Sipas policisë, patrullat kanë reaguar menjëherë dhe, në bazë të autorizimeve ligjore, kanë ndërmarrë masa ndaj tre pronarëve të lokaleve për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Si pasojë, janë shqiptuar tri gjoba kundërvajtëse, secila në vlerë prej 500 euro, në përputhje me Ligjin 03/L-142. Policia ka bërë të ditur se lokalet, ku zhvillohej aktivitet i lojërave kompjuterike, janë obliguar të mbyllen, ndërsa rasti do t’i përcillet inspektoratit të Komunës së Shtimes për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme