Policia me komunikatë për vdekjen e të riut, ndodhi në ora 5:00 u informuam rreth 13:15, s'ishte nga aksidenti - NACIONALE

Policia me komunikatë për vdekjen e të riut, ndodhi në ora 5:00 u informuam rreth 13:15, s'ishte nga aksidenti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës kanë lëshuar komunikatë për vdkejen e të riut nga Pozhorani në autostradën Arbën Xhaferi. Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit. Ata shtuan se nuk ndodhi si pasoj e aksidentit vdekja e tij.

E plotë:

Hetim mbi vdekjen e rastit në Kaçanik

Më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15, jemi njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç.

Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Trafikut të Autostradës. Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e stacionit policor Kaçanik, ndërsa rreth orës 16:45, janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori për krime të rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka autorizuar inicimin e rastit si:

“Hetim mbi vdekjen”.

Për informata shtesë, do të njoftoheni pasi të kryhen ekzaminimet e nevojshme nga hetuesit rajonal.

Lajme të ngjashme