Policia me bastisje në Mitrovicën e Jugut, sekuestron armë, municion dhe substanca narkotike - NACIONALE

Policia me bastisje në Mitrovicën e Jugut, sekuestron armë, municion dhe substanca narkotike

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të Jugut ka realizuar një bastisje ku ka sekuestruar armë dhe municion.

Sipas njoftimin të policisë, gjatë kësaj bastisje janë sekuestruar edhe substanca të dyshuara narkotike.

Në njoftim policia ka treguar edhe për llojin e armeve që janë konfiskuar.

“Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh) , mbi dyshime të bazuara për posedim ilegal të armëve, kanë realizuar një bastisje në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në Mitrovicën e Jugut”, është thënë në njoftimin e policisë, duke dhënë detaje tjera.

“Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar: - Një (1) armë e gjatë e modifikuar; - Një (1) karikator - Njëzet e pesë (25) fishekë - Një (1) peshore ngjyrë e zezë - Një (1) gëzhojë - Një (1) granatë dore - Nëntë (9) gram substancë e dyshuar narkotike. Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar një person, ndaj të cilit është iniciuar rasti penal ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve" dhe “Posedim i substancave narkotike”. Ndërsa me aktvendim të prokurorit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme