Policia me aksion në Shtime: Arreston qytetarin e dënuar me 20 ditë burgim, për vjedhje të pyllit - NACIONALE

Policia me aksion në Shtime: Arreston qytetarin e dënuar me 20 ditë burgim, për vjedhje të pyllit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, ka lëshuar komunikatë për media, ku ka bërë të ditur se ka arrestuar një qytetarë në fshatin Petrovë të Shtimës.

Qytetari i moshës 52 vjeçar kishte urdhëresë nga Gjykata Themelore në Ferizaj, si i dënuar me 20 ditë burgim, për vjedhje të pyllit.

Lexojeni të plotë komunikatën:

Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Me datën 24.01.2024, rreth orës 14:00 në fshatin Petrovë të Shtimës, policët e stacionit në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, H.H (M/K), i moshës 52 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e pyjeve ’’ me dënim burgimi prej 20 ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Lajme të ngjashme