Policia me aksion në katër komunat veriore, hynë në objektet e komunave paralele
Zyrtarë të Policisë së Kosovës nën asistencën e njësisë speciale kanë hyrë në objektet të komunave paralele në katër komunat veriore.
Sipas“Kossev”, kjo është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai ka thënë se policia ka hyrë në ndërtesën ku ndodhet e ashtuquajtura zyrë serbe për Kosovën në Mitrovicë të Veriut si dhe në tri objekte të tjera në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Sipas mediave serbe, Policia e Kosovës ndodhet aktualisht në këto objekte ku po konfiskohen dhe ekzaminohen disa dokumente që janë gjetur.
Aksioni ka nisur përnjëherë në katër komunat rreth orës 17:00, me një numër të madh të policisë.
Mediumi raporton se një numër i madh zyrtarësh policorë janë parë në disa pika në Mitrovicën e Veriut, si dhe në komunat tjera.