Policia me aksion kundër strukturave paralele të Serbisë në fshatrat e Pejës e Istogut
Policia e Kosovës ka nisur sot një aksion kundër strukturave paralele në disa vendbanime në Pejë, Istog e Klinë.
Në fakt, Policia e Kosovës po e vazhdon një aksion të nisur më parë në disa komuna të tjera, përfshirë atë të Dragashit, ku ishin mbyllur disa objekte që shfrytëzoheshin si komunë paralele në Rapqë e Vranishtë të kësaj komune.

Policia, sipas raportimit të portalit serb të Kosovës "Kossev", po qëndron në fshatrat Osjanë e Gorazhdevc.
Nacionale do të vazhdojë të raportojë për aksionin e sotëm policor.
