Policia konfiskon mbi 7000 mijë kilogram mjaltë në Ferizaj e Han të Elezit - NACIONALE

Policia konfiskon mbi 7000 mijë kilogram mjaltë në Ferizaj e Han të Elezit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës gjatë një aksioni të sotëm në Ferizaj ka konfiskuar 7 mijë e 108 kilogram mjaltë, të cilat ishin të fshehura në Ferizaj dhe Han të Elezit.

Në lidhje me këtë hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve menjëherë i kanë marrē veprimet e nevojshme dhe nën autorizimin e Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, sot rreth orës 12:00 ka nisur kontrollet në katër lokacione të ndara në Ferizaj dhe Hani Elezit.

“Gjatë kontrollit në një depo në Ferizaj janë gjetur 5033 kg mjaltë , ndërsa në Han të Elezit janë gjetur 2075 kg mjaltë, të cilat më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.

Në lidhje me këtë janë njoftuar Dogana e Kosovës , inspektorët e AUVK-ut dhe Njësia e Krimeve Ekonimike e Policisë së Kosovës të cilët janë në vendin e ngjarjes , për procedura të mëtjeme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajme të ngjashme