Policia konfiskon mbi 40 paketime me substancë narkotike, para dhe armë zjarri - NACIONALE

Policia konfiskon mbi 40 paketime me substancë narkotike, para dhe armë zjarri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka konfiskuar 40 paketime me kokainë, para e armër zjarri.

Sipas policisë, për këtë rast janë arrestuar dy persona.

Njoftimi i PK-së:

Me datë 28.04.2024 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Prishtinë ka realizuar një operacion policor të koduar “pesëshi” ku fillimisht në Prishtinë është ndaluar një veturë me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit të tij, në trup i janë gjetur para të gatshme me vlerë 2790 euro, një telefon celular, ndërsa gjatë kontrollit të veturës i janë gjetur 22-paketime të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë në formë të ngurtë të dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë, e gatshme për shitje me peshë 83 gram.

Lidhur me rastin njësia policore ka vazhduar në një lokacion tjetër ku aty ka ardhur edhe i dyshuari i dytë mashkull kosovar i cili në momentin që kishte vërejtur policinë ka tentuar të ikte por pas ndjekjes së tij i njëjti është ndaluar dhe arrestuar.

Gjatë kontrollimit të banesës që të dyshuarit dyshohet se e kanë shfrytëzuar janë gjetur :

• Një armë zjarri,

• Një karikator

• 15 - fishekë,

• 2 - peshore digjitale që shërbejnë për matje në sasi të vogla .

Në vazhdën e operacionit është bërë po ashtu kontrollimi i një garazhe dhe gjatë kontrollit të saj aty ndodhej një veturë me targa vendore pronë e njërit nga të dyshuarit, ku në pjesën e brendshme të saj janë gjetur edhe 23-paketime të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë në formë të ngurtë, të dyshuar për substancë narkotike të llojit kokainë e gatshme për shitje me peshë 133 gram.

Lajme të ngjashme