Policia konfirmon vdekjen e punëtorit në Skenderaj
Policia e Kosovës ka konfirmuar se edhe një punëtor ka vdekur në Skenderaj gjatë ditës së martë.
Në një komunikatë për media, policia ka thënë se është njoftuar me rastin rreth orës 16:00.
Në vendin e ngjarjes, raportohet se kanë dalë edhe inspektorët e punës.
“Rreth orës 16:00, policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte probleme shëndetësore dhe gjendej i shtrirë në vendin e punës në rrugën ,,17 Shkurti” në Skenderaj. Është njoftuar emergjenca mjekësore dhe në vendin e ngjarjes kishte shkuar një ekip mjekësore dhe njësitë policore. Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e personit në vendin e ngjarjes. Personi pa shenja jete është i moshës 44 vjeçare.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve dhe të krim teknikës e poashtu edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurat e nevojshme ligjore” – thuhet në njoftim.