Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi - NACIONALE

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informatave në identifikimin dhe arrestimin e një personi.

Përmes një njoftimi, policia ka bërë me dije se persona në fjalë kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhë në muajin janar të këtij viti.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhë në muajin janar, 2024”, është thënë në njoftimin e policisë.

Policia ka postuar edhe fotografi të personit të kërkuar.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme