Policia ka arrestuar një person pasi e ndjeku rreth dy kilometra
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për posedim të paautorizuar të armëve, i cili ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore.
Policia ka treguar se i dyshuari fillimisht nuk i është ndalur policë, por ka ikur në drejtim të fushave.
Sipas njoftimit për media, i njëjti është arrestuar vetëm pas ndjekjes rreth dy kilometrave.
“Me datën 17.01.2026, rreth orës 01:50, një patrullë e stacionit policor në Ferizaj, gjatë patrullimit në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, në fshatin Prelez i Jerlive, duke iu përgjigjur një informate për një mosmarrëveshje, ka vërejtur një person të dyshuar i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Pavarësisht urdhrave verbal për ndalim, i dyshuari ka vazhduar ikjen në këmbë në drejtim të fushave. Pas një ndjekjeje rreth dy (2) kilometra, zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë dhe ta arrestojnë atë. Gjatë kontrollit trupor, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një thikë me këllëf dhe një shufër metalike. Personi i dyshuar, A.I, 27 vjeç, është shoqëruar në stacion policor”, është thënë në njoftimin e policisë.