Policia jep detaje për vrasjen në tentativë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është plagosur me armë zjarri të martën mbrëma në Prishtinë.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, ndërsa dyshohet për përfshirje edhe të personave të tjerë.
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Prishtinë / 27.08.2024-22:38. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime dhe është trajtuar në QKUK-së, pasi që i njëjti dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në rast, ndërsa dyshohet edhe për persona tjerë të përfshirë. Në vendin e ngjarjes si provë materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.