Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë - NACIONALE

Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot rreth orës 10:30, në lagjen Kolovicë në Prishtinë, është plagosur një person më armë zjarri.

Viktima, F.B mashkull, nuk ka arritur që të i mbijetojë plagëve të marra. Vdekjen e kanë konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar një armë gjuetie që dyshohet të jetë përdor në rast.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti deklaroi për medie se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Lajme të ngjashme