Policia jep detaje për vdekjen e njëvjeçares në bazenin e shtëpisë në Drenas - NACIONALE

Policia jep detaje për vdekjen e njëvjeçares në bazenin e shtëpisë në Drenas

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e vdekjes së njëvjeçares në bazenin e shtëpisë në fshatin Likoshan të Drenasit.

Sipas policisë, viktima nga pakujdesia ka rënë në bazen dhe ka ndërruar jetë.

Raporti i plotë i PK-së:

TRUP I PAJETË/HETIM MBI VDEKJEN /Fsh. Likoshan, Gllogoc 07.07.2022 – 17:00. Është raportuar se viktima femër kosovare (e mitur) në oborrin e tij nga pakujdesia ka rënë në bazën dhe ka ndërruar jetë. Nga familjarët e njëjta është dërguar në QKMF –Drenas ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.