Policia jep detaje për rënien e kulmit të komunës së Prishtinës: Lëndohet një grua - NACIONALE

Policia jep detaje për rënien e kulmit të komunës së Prishtinës: Lëndohet një grua

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rrëzimin e kulmit të objektit të komunës së Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci, ka bërë të ditur se një grua është lëendaur nga goditjet që ka pësuar.

E lënduara është dërguar për trajtim në QKUK.

Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme