Policia jep detaje për operacionin në katër komunat në veri të vendit - NACIONALE

Policia jep detaje për operacionin në katër komunat në veri të vendit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka konfirmuar operacionin policor në katër komuna në veri të vendit.

Përmes një komunikate për media, policia ka thënë se ky operacion ka nisur me kërkesë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Këto pesë objekte, policia konfirmon se janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale.

“Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe ndërprerja e aktiviteteve në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues.” – thuhet në komunikatë.

Tutje, policia ka thënë se operacioni po vazhdon ende.

“Operacioni policor është duke vazhduar, ndërsa për informacione shtesë do të informoheni pas përfundimit të operacionit”.

Komunikata e plotë:

Lajme të ngjashme