Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë ku humbi jetën një këmbësore - NACIONALE

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë ku humbi jetën një këmbësore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë një këmbësore është goditur për vdekje nga vetura në Rrugën C në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

Njoftimi:

Një femër kosovare – këmbësore ka vdekur pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme