Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër persona të lënduar - NACIONALE

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër persona të lënduar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale ka raportuar pak më parë në lidhje me një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të Prizrenit në veri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksident është përfshirë një veturë, ku dyshohet se automjeti ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësit e rrugës duke u rrokullisur.

Nder të tjera, sipas informacioneve nga PK, si pasojë janë lënduar katër persona.

“Sot më datë 8 Gusht, rreth orës 13:00, është pranuar një informatë se në autostradë- në daljen Veri në Prizren ka ndodhur një vet-aksident trafiku me lëndime. Sipas njësive në vendngjarje dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësit e rrugës duke u rrokullisur. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë transportuar në emergjencën e Prizrenit. Lidhur me rastin njësia e hetimeve të autostradës është duke u marrë me rastin, sipas procedurave të parapara për trajtim të mëtejmë të rastit.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme