Policia jep detaje për aksidentet me fatalitet në Kamenicë dhe në autostradë - NACIONALE

Policia jep detaje për aksidentet me fatalitet në Kamenicë dhe në autostradë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy aksidente trafiku me fatalitet kanë ndodhur brenda 24 orëve në Kosovë.

Njëri ka ndodhur në Kamenicë e tjetri në autostradë.

Njoftimet:

Rr. Kamenicë, Gjilan / 21.10.2024 - 06:40. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë, ku si pasojë njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër, i dyshuari mashkull kosovar i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Autostrada “Dr. Ibrahim Rugova” Prizren jug KM13 / 21.10.2024 – 18:40. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamioni, ku si pasojë dy meshkuj kosovarë kanë vdekur, po ashtu janë lënduar edhe tre meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të ngjashme